Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja drejt rënies. E vetmja shpresë është Pogradeci... dmth zero!

Kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 90 minutat e fundit të Kategorisë së Parë, është krijuar pak a shumë ideja se cilat skuadra do të luajnë një kategori më poshtë sezonin që vjen, dhe Besëlidhja mund të jetë njëra prej tyre. Lezhjanët do të presin Ilirinë në sfidën e fundit, por nëse do të fitojnë dhe duke parë që Dinamo e Butrinti thuajse i kanë të sigurta fitoret në takimet e tyre të fundit (nëse nuk ka ndonjë surprizë), dhe kjo do të thotë që Besëlidhja bie automatikisht një kategori më poshtë. E vetmja shpresë është që Pogradeci i cili është një ekip i fortë dhe i ka të gjitha aftësitë, të arrijë të mundë Dinamon në shtëpi dhe Besëlidhja të fitojë ndaj Ilirisë. Por kjo mbetet vetëm një ëndërr, duke parë ndeshjet e fundit të Pogradecit, 5 humbje rresht kundër të gjitha ekipeve që ndodhen në fundin e rënditjes.
   
Back To Top