Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja me pushime dhe mendjen tek rikthimi në të parën

Vijojnë pushimet te Besëlidhja, dhe duket se këtë vit do të zgjasin pak më tepër. Kjo, për arsye se kampionati i Kategorisë së Dytë mund të fillojë më vonë se ai i dy kategorive pararendëse. Sezonin e ardhshëm Besëlidhja do të luajë me skuadra që zor se është ndeshur ndonjëherë edhe në miqësore, përveç atyre që kanë zbritur bashkë me të nga kategoria. Duke u nisur nga cilësia e futbollistëve dhe për më tepër asetet dhe infrastruktura që zotërojnë lezhjanët, rikthimi në Kategorinë e Parë nuk duket i largët. Vetë tifozët premtojnë se do ta mbështesin ekipin edhe në këtë kategori.
   
Back To Top