Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja në fushë me formacionin më të mirë edhe ndaj Ilirisë

Lezhjanët duket se janë dorëzuar dhe pajtuar me faktin që sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Sinan Bardhi është duke u përgatitur për takimin e radhës që do të luajë në shtëpi ndaj Ilirisë. Fushë-krujasit, ashtu si Besëlidhja që barazoi me Partizanin, janë penalizuar nga barazimi i një jave më parë me Dinamon. Një fitore në këtë ndeshje për Ilirinë do të thotë shpëtim. Gjithsesi, trajneri Bardhi do t’i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët e tij, pasi nuk ka të pezulluar apo të dëmtuar. Drejtuesit kanë deklaruar se takimi do të ketë një rëndësi të madhe dhe do të vlerësohet njëlloj si të tjerët. Ata janë shprehur se kampionati do të respektohet deri në fund me seriozitetin e duhur.
 
Back To Top