Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, të gjithë presin fundin e garës

Besëlidhja ka vazhduar edhe dje me përgatitjet për ndeshjen e fundit të kampionatit që do të luajë në fushën e vet ndaj Ilirisë. Megjithëse lezhjanët janë praktikisht të rënë në Kategorinë e Dytë, ekipi i drejtuar nga Sinan Bardhi vijon normalisht seancat stërvitore. Ndryshe nga sfida e javës së kaluar ndaj Partizanit, për ndeshjen e së shtunës tekniku i lezhjanëve do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion. Në sfidën ndaj të kuqve, Besëlidhja kishte gjashtë mungesa titullarësh. Ndërkaq, presidenti Gjok Noka ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj fushë-krujasve dhe se do të luhet futboll i pastër.
   
Back To Top