Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Disiplina pezullon 1 vit trajnerin e Besëlidhjes, Sinan Bardhi!

Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e së mërkurës ka shqyrtuar problemet e vërejtura në ndeshjet e kategorive të ndryshme të të futbollit tonë. Pasi u njoh me relacionin e sekretariatit teknik, i diskutoi cështjet në tërësi, ky organ juridik pranë FSHF-së ka vendusur të dënojë trajnerin Sinan Bardhi, për nxitje të braktisjes së ndeshjes me 12 muaj  pezullim nga aktiviteti dhe KF “Besëlidhja“ për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive të masave të sigurisë së një ndeshjeje si dhe hedhjeve të sendeve të forta në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
   
Back To Top