Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kategoria e dytë: Besëlidhja në një realitet të ri

Stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës që më 13 maj e ka mbërthyer qetësia, pasi me mbarimin e sezonit futbollistik, lojtarët dhe stafi teknik kanë marrë pushimet. Struktura e kampionatit të Kategorisë së Dytë, ku do të militojë skuadra lezhjane sezonin e ardhshëm, është e tillë që vetëm gjashtë muajt e vitit ka aktivitete dhe pjesa tjetër është pushim. Tashmë që Besëlidhja është zyrtarisht në Kategorinë e Dytë, aktiviteti do të jetë edhe më i shkurtër dhe më me pak interes. Lezhjanët janë mësuar që në stadiumin e tyre të shohin skuadrat e elitës së futbollit shqiptar, por tashmë do përballen me ato që nuk janë ndeshur asnjëherë më parë. Nga ana tjetër, tifozeria ka shprehur besnikëri ndaj skuadrës, të cilën do ta ndjekë në çdo moment.
 
Back To Top