Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Largohet Miliç: Nuk e mendoj rikthimin tek Besëlidhja

Besëlidhja e sezonit që u mbyll ka pasur në përbërje edhe gjashtë futbollistë serbë. Një ndër ta ishte edhe Aleksandër Miliç, i cili fazën e parë të sezonit që përfundoi ka luajtur me Luftëtarin i huazuar nga Besëlidhja. Në fazën e dytë ai iu rikthye skuadrës lezhjane. Miliç ka qenë edhe kapiten i lezhjanëve. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai është shprehur: “Dëshira ime ishte që të luaja futboll në Lezhë, pasi aty e kam gjetur veten, por zbritja e Besëlidhjes në Kategorinë e Dytë i zbeh shumë mundësitë që të vazhdoj me këtë ekip. Unë kam shumë oferta nga disa klube shqiptare të Superiores, mirëpo me interes për mua janë ofertat në Serbi, pasi kam disa të tilla me leverdi në Ligën e parë. Gjithsesi, tani jam me pushime dhe do ta vendos më vonë se me cilin ekip do të luaj sezonin që vjen”, bërë të ditur Miliç.
 
Back To Top