Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ndeshja Partizani - Besëlidhja mund të luhet në Yrshek

Ndeshja Partizani - Besëlidhja mund të luhet në Yrshek pas sfidës së javës së kaluar që e zhvilloi në atë fushë ndaj Kamzës. Ende nuk është vendosur përfundimisht nëse do të luhet në fushën e Olimpikut ose jo, por gjasat janë që të zhvillohet aty. Një lajm të tillë e bën të ditur zëdhënësi i klubit, Olsi Ranxhi. “Ka shumë mundësi të luajmë sërish në Yrshek. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur zyrtarisht dhe besoj se për 2-3 ditë do të mësohet përfundimisht se ku do të luhet”, – thotë Ranxhi. Në tri takime, që i kanë zhvilluar këtë sezon në Yrshek, të kuqtë kanë arritur dy fitore, ndaj Burrelit dhe Dinamos, ndërsa janë mundur nga Kamza.
 
Back To Top