Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: Na rrëzuan marrëveshjet e fshehta

Tashmë që kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi i kampionatit, Besëlidhja pothuajse ka rënë në Kategorinë e Dytë. Në një prononcim, presidenti lezhjan Gjok Noka ka analizuar arsyet që e çuan skuadrën e tij një kategori më poshtë. “Besëlidhja po bie nga kategoria jo nga loja e saj, por nga makinacionet, kjo as që diskutohet. Konkretisht, nga marrëveshjet e pista të Mamurrasit, Tërbunit dhe Pogradecit. Ndeshja ndaj Partizanit ishte një sfidë vendimtare, përcaktuese, por ne shkuam në Tiranë me gjashtë mungesa kryesore. Konkretisht, mbrojtësit Kepi e Shytani munguan për shkak kartonësh, mesfushorët Kaçi e Gruda ishin të dëmtuar dhe sulmuesit Miliç e Danaj të dënuar. Dihet si ka ardhur deri këtu Partizani, por ndaj Besëlidhjes e përdori tërë potencialin që ka në dispozicion sikur të ishte në rrezik, e jo që e kishte një ndeshje thjesht statistike. E gjitha kjo ka ardhur nga marrëveshja me Dinamon. Më vjen keq, por ta ketë për turp presidenti Sallaku që hodhi të gjithë potencialin e skuadrës së tij ndaj Besëlidhjes. Nuk mund të lë pa falënderuar ndërkaq gjyqtarët e takimit, Enea Jorgjin me dy asistentët e tij, si dhe arbitrin e katërt, të cilët gjykuan profesionalisht dhe të paanshëm”, – ka përfunduar Noka.
   
Back To Top