Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Pjetrushi u kërkon falje të gjithëve

Është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Partizanit, pasi ka bërë një gjest antisportiv ndaj mbrojtësit Udo, për çka Klaudio Pjetrushi kërkon falje publike. “Nga dëshpërimi që na mbërtheu pas barazimit, nuk u përmbajta dot dhe bëra një gjest antisportiv ndaj një futbollisti kundërshtar. Kryesori Enea Jorgji me të drejtë më nxori karton të kuq. Pasi dola nga fusha e lojës, menjëherë më ranë nervat dhe u pendova për atë gjest, të cilin nuk duhej ta bëja. Dua që nëpërmjet ‘Panorama Sport’ të kërkoj ndjesë publike si ndaj futbollistit të Partizanit, drejtuesve të dy ekipeve dhe për më tepër ndaj tifozëve që ishin në stadium”, – tha Pjetrushi.
 
Back To Top