Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sallaku: Fitoni sfidën ndaj Besëlidhjes që të merrni dy rrogat e fundit!

Rrogat e dy muajve të fundit të lojtarëve të Partizanit varen nga ndeshja e kësaj jave me Besëlidhjen. Urdhri është i qartë dhe ka ardhur nga drejtuesit e klubit. Burime të sigurta pranë skuadrës bëjnë të ditur se presidenti i Partizanit, Lulzim Sallaku, u ka dhënë urdhër lojtarëve disa ditë më parë: “Fitoni sfidën ndaj Besëlidhjes që të merrni dy rrogat e fundit të sezonit”. Këto janë fjalët që u ka thënë kreu i klubit kryeqytetas lojtarëve. Urdhri Një javë më parë Partizani, që e ka siguruar prej dy javësh ngjitjen në Superiore, toleroi ndaj Kamzës dhe kjo e fundit mori një fitore shumë të lehtë. Që përpara sfidës qarkullonin zëra se kamzalinjtë do të fitonin. Në fund rezultoi gjithçka e vërtetë. Duket se kjo situatë dhe perceptimi jo i mirë nga ana e tifozëve për atë që ndodhi të shtunën e kaluar ka shtyrë presidentin Sallaku që të japë urdhër për t’u luajtur drejt ndaj lezhjanëve. Drejtuesit e kuq nuk dëshirojnë që skuadra të “akuzohet” sërish për tolerime. Në këtë mënyrë, është marrë vendimi nga kreu i klubit kryeqytetas.
 
Back To Top