Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja do të nisë fazën përgatitore më 1 Gusht

Besëlidhja do të zbresë në fushë më datë 1 gusht, çka konfirmohet edhe nga trajneri Sinan Bardhi. “Gjatë një takimi që zhvilluam me presidentin Gjok Noka ramë dakord që më 1 gusht të grumbullohet skuadra për të startuar fazën përgatitore. Gjithashtu me presidentin kemi rënë dakord që të ruhet struktura e skuadrës, pra pjesa dërrmuese e futbollistëve që mbylli sezonin. Ne do të afrojmë edhe tre të tjerë cilësorë, të cilët i kemi piketuar. Konkurrenca në kampionatin e Kategorisë së Dytë është po aq e ashpër, për të mos thënë edhe më e egër, se ajo e së Parës. Prandaj, duhet ndërtuar një skuadër që të jetë e aftë të fitojë pjesën dërmuese të ndeshjeve, përfshi edhe ato në transfertë. ”
 
Back To Top