Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja lë të lirë portierin Xhika të zgjedhë një skuadër tjetër

Portieri i Besëlidhjes, Dashamir Xhika, i cili ka qenë pika më e fortë e skuadrës për më shumë se tri sezone radhazi, ka një kontratë të gjatë me klubin lezhjan. Mirëpo klubi ka vendosur që ta lërë të lirë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti Noka. “Për më shumë se tri sezone që ka luajtur me Besëlidhjen, portieri Xhika ka qenë pika më e fortë e skuadrës. Por duke menduar për karrierën e tij, portieri është lënë i lirë. Dashamir Xhika është një portier i talentuar, ndaj dhe kartoni i tij ka vlerë. Ai do të jetë i lirë dhe do ta marrë ajo skuadër që do ta paguajë kartonin e tij, sipas një marrëveshje që do biem dakord. Në të kundërt, ai do vijojë kontratën me Besëlidhjen”.
 
Back To Top