Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Fabiol Rexhepi nga akademia e Vllaznisë firmos me Besëlidhjen

Kanë filluar të nënshkruhen zyrtarisht kontratat e para te Besëlidhja. Trajneri Sinan Bardhi, me mbështetjen e presidentit Gjok Noka, ka nisur të sjellë futbollistë për t’i pasur në dispozicion për fillimin e sezonit të ri. Deri tani, në kuadër të merkatos verore, kontratë të rregullt ka nënshkruar portieri Fabiol Rexhepi, i cili e ka nisur futbollin me akademinë e Vllaznisë dhe ka luajtur me skuadrat zinxhir të saj. Gjithashtu, Rexhepi ka luajtur me disa ekipe, përfshi edhe Naftëtarin, ndërsa është aktivizuar në plot 24 ndeshje me përfaqësuesen e U-19-ës.
 
Back To Top