Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Xhika: Nuk largohem, do respektoj kontratën me Besëlidhjen

Portieri i Besëlidhjes, Dashamir Xhika, i cili ka tri sezone radhazi që aktivizohet në këtë skuadër, në një bisedë për “Panorama Sport” u shpreh: “Tri sezonet që kam luajtur me Besëlidhjen kanë qenë pa dyshim nga më të mirat. Arritëm që dy sezone radhazi të shkonim deri në ‘play-off’, madje në sezonin 2011- 2012 vetëm pika e bardhë na ndau nga elita. Dhe pse këtë sezon Besëlidhja do të luajë në të Dytën, unë megjithëse kam shumë oferta, madje edhe me leverdi në Superiore, pa dëshirën e presidentit Gjok Noka nuk do të largohem, pra do të vijoj kontratën deri në fund, pasi është një skuadër që ka vlera. Gjithashtu, edhe presidenti është me të vërtetë mjaft korrekt në të gjitha pikëpamjet. Skuadra me vlera si Besëlidhja, edhe pse bien, kanë energji të mjaftueshme që të ringrihen”.
   
Back To Top