Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 1: Korabi - Besëlidhja 0-1. Dibra nga pika e 11 metërshit

Besëlidhja e ka nisur me fitore këtë sezon. Lezhjanët ia kanë dalë që të sigurojnë 3-pikëshin e parë në transfertën e Peshkopisë ndaj Korabit. Miqve u ka mjaftuar një gol i Dibrës me penallti për të dalë triumfues nga kjo sfidë. Takimi ka nisur me 1 minutë heshtje në nder të ish-trajnerit të ekipit kombëtar të volejbollit për femra, Bashkim Lala, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë. Në këtë ndeshje, Briken Doçi i vendësve, gjatë një përplasjeje me një prej futbollistëve miq, është dëmtuar dhe e kanë transportuar për në spital.

Korabi - Besëlidhja  0:1
Shënues: Dibra 20′(p)
Korabi: Torba, Doçi (B.Bitri 78′), Lleshi, Laçi, I.Doçi (Sinani 32′), Adili (Jashari 80′), Brahasani, Kacnia, Toska, Merdini, Gjonpalaj. Trajner: E.Laçi
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Shytani, Begaj, Dibra (Nekaj 69′), Gruda, Shima, Xhixha (Baçi 69′), Lini (Lekaj 88′), Danaj, Allamani. Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Danaj, Allamani/ Merdini, Sinani
 
Back To Top