Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 2: Besëlidhja - Partizani B 4-1. Poker me Shimën protagonist

Që me shkelmimin e topit, loja është kontrolluar plotësisht nga lezhjanët. Në minutën e 5-të ata fitojnë një 11-m, që e kthen në gol Dibra. Në të 12′ të kuqtë depërtojnë në zonë dhe barazojnë me anë të Sulës. Pas pësimit të golit, Besëlidhja merr frenat në dorë dhe në minutën e 29-të dalin në avantazh me anë të Grudës. Në fraksionin e dytë ka edhe dy gola me protagonist Eugen Shimën, pikërisht në të 56′ dhe 73′. Lezhjanët siglojnë fitoren e dytë radhazi dhe ecin drejt ngjitjes.

Besëlidhja - Partizani B 4-1
Shënues: Dibra 5′ (11-m), Gruda 29′, Shima 56′, 73′/ Sula 12′
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka (Nikolli 46′), Shytani, Begaj, Baçi, Xhixha, Shima, Gruda, Dibra, Allamani (Lekaj 75′), Danaj (Lini 61′). Trajner: S.Bardhi
Partizani B: Hoxha, Bruka, Tarja, Sula, Dulo, Xhafa (Xhaçi 60′), Sina, Ahmetaj, Berberi (Limani 80′), Mario Xhafa, Haroku. Trajner: M.Pelinxhi

Back To Top