Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kupa e Shqipërisë: Besëlidhja - Olimpiku 1-0. Përsëri Dibra vendimtar

Besëlidhja ka arritur të kualifikohet në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë pas fitores 1-0 që arriti ndaj Olimpikut. Loja ka nisur e qetë nga të dyja ekipet, por shumë shpejt është kontrolluar nga vendësit, të cilët kanë sulmuar me anë të Allamanit e Grudës. Në minutën e 24-t, Gruda përballë zonës shpërdoron një rast të mirë. Në minutat 28- të, 30-të dhe 35-të, rrezikojnë vendësit me anë të Danajt. Pjesa e dytë foli për Besëlidhjen, ku në minutën e 48-të, pas një krosi të dhënë nga Gruda, Dibra arrin të zhbllokojë rezultatin, 1-0

Besëlidhja - Olimpiku  1-0
Shënues: Dibra 48′
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Shytani, Begaj, Baçi, Lini (Lekaj 67′), Shima, Gruda (Met’hasani 60′), Dibra, Allamani, Danaj (Nekaj 75′). Traner: S.Bardhi
Olimpiku: Myrta, Muça, Molla, Tushaj, Brahimi, Rapo, Duka, Kasimi, Muhollari, Nikolli (Shima 40), Zekthi (Fuçia 55′). Trajner: S.Billa
Kartonë të verdhë: Ndoka 50′/ Tushaj 26′, Fuçia 63′

Back To Top