Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Trajneri Bardhi sheh një skuadër superiore

Besëlidhja po vijon përgatitjet në kuadër të javës së parë të kampionatit, ku do të përballet në transfertë me Korabin. Trajneri Sinan Bardhi u shpreh: “Besëlidhja gjatë gjithë fazës përgatitore është stërvitur për të qenë e suksesshme, pra për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Tashmë qe e dimë se cilin kundërshtar do të kemi përballë në javën e parë, stërvitjen e kemi profilizuar vetëm në funksion të tij. Korabi është një skuadër që pak e njohim, por do ta konsiderojmë rivalin tonë më të afërt, ndaj do të përgatitemi maksimalisht për të marrë 3 pikë. Të gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion dhe ata i kanë marrë ngarkesat e nevojshme për të vijuar me sukses kampionatin. Gjithsesi të gjitha skuadrat janë pretendente, kësisoj kush gabon më pak ajo do të fitojë”.
 
Back To Top