Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi premton ngjitjen në Kategorinë e Parë

Të dielën Besëlidhja, nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi, mori një fitore të thellë ndaj Partizanit B. Trajneri Bardhi e sheh të ardhmen e skuadrës në Kategorinë e Parë dhe më pas në Superiore, çka e konfirmoi gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”. “Që në start Besëlidhja këtë sezon po marshon e sigurt drejt kreut të tabelës. Edhe pse pas dy ndeshjesh nuk jemi në krye, kjo për shkak golavarazhi, pavarësisht se të dielën shënuam plot katër gola. Performanca e skuadrës së këtij sezoni është ndoshta edhe më e mirë se sezonin e kaluar, kur ishte në Kategorinë e Parë. Për objektivin që i kemi vënë vetes, jam optimist se është plotësisht i realizueshëm, duke u nisur nga parametrat që thamë më lart, gjithashtu edhe mbështetja nga presidenti Noka nuk do të na mungojë”, – tha trajneri Sinan Bardhi.
 
Back To Top