Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja përgatitet për fitoren e radhës në transfertë

Të dielën Besëlidhja udhëton drejt Tiranës, për të luajtur ndeshjen e javës së katërt të kampionatit ndaj Olimpikut. Në një prononcim për “Panorama Sport” sulmuesi Kled Dibra nuk e fsheh ambicien e tij për t’i dhuruar Besëlidhjes fitoren e radhës. “Të dielën luajmë transfertën e radhës, ku përballë do kemi Olimpikun, një skuadër që e njohim tashmë pasi, përveç ndonjë miqësoreje, jemi ndeshur edhe zyrtarisht për Kupën e Shqipërisë dhe kemi fituar. Shpresoj se edhe në këtë transfertë të jap kontributin tim, që do të thotë vijim i traditës për të shënuar. Të gjithë futbollistët janë të qartë se: për të ruajtur kryesimin, duhen fituar të gjitha ndeshjet pa përjashtim”.
   
Back To Top