Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Danaj në “ëndërr”, adoleshenti që po shkëlqen tek Besëlidhja

Të dielën, Besëlidhja mori një fitore minimale 1-0 ndaj Egnatias, duke zbritur kështu në vendin e dytë. Ndeshja e fundjavës mund të konsiderohet si ajo e rasteve të humbura, pasi presioni i Besëlidhjes në portën e miqve ishte i vazhdueshëm. Goli erdhi vetëm tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt dhe u shënua me kokë nga sulmuesi 18-vjeçar, Ruben Danaj. “Të dielën morëm një fitore që e pritëm 87 minuta, pavarësisht se lojën e kontrolluam ne. Kemi humbur raste të panumërta, madje edhe një penallti. Kjo nuk na falet, por në futboll gjithçka ndodh. Sa për golin që shënova, jam i gëzuar, sepse pas shumë rasteve të humbura edhe nga ana ime, më në fund ia dola. Tashmë duhet të shohim vetëm përpara dhe të mos ndalemi”.
 
Back To Top