Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 3: Luzi - Besëlidhja 0-5. Lezhjanët dhurojnë spektakël

Lezhjanët kanë shkatërruar luzitanët, duke i mundur me rezultatin 5-0. Madje, 3 golat e parë, dy të Danajt dhe ai i Shimës, janë shënuar me goditje nga rreth 25 metra, ku portieri vendës Bako ka qenë thuajse inekzistent. Kanë qenë goditje fatale dhe psikologjike, që kanë bërë që lezhjanët të fitojnë siguri dhe të thellojnë rezultatin. Kjo është humbja më e thellë që pësojnë luzitanët në fushën e tyre gjatë sezoneve të fundit. Besëlidhja e ka nisur shumë mirë këtë sezon.

Luzi 2008 - Besëlidhja 0-5
Shënues: Danaj 8′, 47′, 69′, Shima 49′, Lini 62′
Luzi 2008: Bako, Kazazi, Suta, K.Tafa, Xeka, Sinameta, Çani (S.Tafa 55′), Shkëmbi (K.Tafa 55′), Dedej (Qosja 60′), Çullhaj, Çepa. Trajner: L.Lusha
Besëlidhja: Rexhepi, Shytani, Begaj, Xhixha (Lekaj 64′), Shima (Nekaj 57′), Gruda (Prendi 72′), Dibra, Allmani, Danaj, Lini, Nikolli. Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Çullhaj, Nikolli
Karton i kuq: Lusha (në stol)
 
Back To Top