Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 4: Olimpiku - Besëlidhja 1:0. Humbje midis polemikave

Takimi midis Olimpikut dhe Besëlidhjes ka filluar me 30 minuta vonesë, për shkak të mungesës së policisë së rendit. Delegati Endi Hyka dhe vëzhguesi Idriz Gashi këmbëngulën për të mos nisur ndeshja, pasi në fillim ishin vetëm 4 policë. Pjesa e dytë ka pasur mjaft acarime, sidomos në drejtim të gjyqtarëve. Pikërisht në limitin e fundit të saj, Olimpiku ka fituar penallti, që e ka shndërruar në gol Rapo. Në fund, presidenti Gjok Noka ka tentuar të hyjë te dhoma e gjyqtarëve, por është ndaluar nga policia.

Olimpiku - Besëlidhja 1:0
Shënues: Rapo 90+2′ (11-m)
Olimpiku: Myrta, Tushe, Rapo, Kamberi, Brahimi (Krekas 46′), Muhollari, Londo (Kasimi 76′), Shima, Fuçia, Muça, Molla (Duka 65′). Trajner: S.Billa
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Baçi, Shytani, Begaj, Xhixha (Nikolli 78′), Gruda, Dibra, Lekaj (Nekaj 70′), Danaj (Lini 58′), Allamani. Trajner: S.Bardhi
 
Back To Top