Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 5: Besëlidhja - Egnatia 1:0. Fitore me zemër!

Besëlidhja vuan për të gjetur fitoren e radhës. Lezhjanët e kanë siguruar 3-pikëshin e radhës në fushën e tyre duke mundur Egnatian me golin e Danajt në minutën e 87-të. Megjithëse vendësit kanë krijuar shumë raste, e kanë gjetur golin vetëm në fund. Në minutën e 73-të portieri mik Krasniqi dëmtohet rëndë në shpatull dhe është transportuar menjëherë për në spital. Nga ekzaminimet rezultoi një dëmtim i lehtë. Pas ndeshjes, trajneri i Besëlidhjes, Bardhi, u shpreh i lumtur për fitoren ndaj rrogozhinasve.

Besëlidhja - Egnatia 1-0
Shënues: Danaj 87′
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Begaj, Baçi (Prendi 82′), Shytani, Gruda (Nikolli 66′), Xhixha, Allamani, Shima, Lini, Danaj. Trajner: S.Bardhi
Egnatia: Krasniqi (Hyka 73′), Pipa, Vrapi, Arapi, Vargu, Shima (Gjuzi 80′), Kerçi (Alia 77′), Bakiasi, Matmustaj, Memolla, Gjika. Trajner: E.Gosa
Karton i verdhë: Pipa 53′
   
Back To Top