Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: Arbitrat nuk doja t’i shihja as në sy

Të dielën Besëlidhja pësoi humbjen e parë për këtë sezon përballë Olimpikut. Në lidhje me ngjarjet në fund të takimit, ku u përfshi edhe presidenti mik Gjok Noka, i cili kishte pakënaqësi ndaj gjyqtarëve, ai u shpreh: “Duke marrë shkas nga çfarë ishte shkruar në mediat sportive, dua ta sqaroj opinionin publik se as që e kisha ndër mend as t’i shihja gjyqtarët e jo më t’i sulmoja, siç pretendohet. Pas përfundimit të takimit u drejtova që të hyja brenda rrethimit që të merrja makinën time, pasi nuk kishte tjetër vend ku ta lija gjatë zhvillimit të ndeshjes. Policët u keqkuptuan dhe për një çast më penguan, por pasi u sqaruam, mora makinën dhe dola. Për sa i përket gjykimit, unë kam rezervat e mia. Me këtë tendencë gjykimi po na shkojnë dëm të gjitha, duke përfshirë më kryesoren që janë financat”, – thotë Noka.
 
Back To Top