Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Tripletë dhe siguri, Ruben Danaj po “çmend” Besëlidhjen

Ashtu siç kishin paralajmëruar kohë më parë në prononcimet e tyre, trajneri Sinan Bardhi dhe futbollistët, Besëlidhja të dielën mori kryesimin e grupit pas fitores së thellë dhe të merituar 5-0 ndaj Luzit 2008. Heroi i këtij takimi ishte lezhjani 19-vjeçar, autor i tripletës, Ruben Danaj. “Fitorja e thellë ndaj Luzit ishte më se e domosdoshme. Jemi në krye të grupit, çka është një garanci për t’u ngjitur në të Parën. I gjithë grupi i futbollistëve është i impenjuar maksimalisht për të zhvilluar një lojë kolektive dhe cilësore, çka na dha fitoren e merituar. Pas tri javësh kampionat, Besëlidhja po tregon realisht se është e pathyeshme dhe se nuk e ka vendin në futbollin inferior. Për golat që shënova, jam tepër i lumtur dhe kam besimin e trajnerit”.
 
Back To Top