Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 6: Domosdova - Besëlidhja 0:5. Tjetër goleadë në transfertë

Janë shkatërruar totalisht me rezultatin 4-0 prrenjsakët e drejtuar nga Lulëzim Rira, duke vazhduar serinë e rezultateve negative. Të besuarit e Rirës kanë qenë një kafshatë e lehtë për ekipin e Besëlidhjes që, përballë një kundërshtari të tillë, s’e ka pasur aspak të vështirë. Serinë e golave për miqtë e hap Danaj që zhbllokon rezultatin në minutën e 24-t, kur përballë portierit amator të Domosdovës s’e ka pasur aspak të vështirë të shënojë. Më pas është Allamani, që i çon shifrat në 2-0. Të dy lojtarët shënojnë sërish edhe nga një gol në pjesën e dytë

Domosdova - Besëlidhja 0:5
Shënues: Danaj 24′, 60′, Allamani 30′, 75′
Domosdova: Belba, Allko, Lushi (Beqo 65′), Rira, Bozha, Nezha, Vreto, Karriqi, Llojku, Duka, Çaushi. Trajner: L.Rira
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Begaj, Shytani, Baçi, Xhixha, Shima, Gruda, Dibra, Danaj, Allamani. Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Nezha

Back To Top