Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 7: Besëlidhja - Vora 4:1. Tjetër poker në Lezhë!

Besëlidhja nuk ka falur në shtëpi, teksa ka mundur me rezultatin 4-1 Vorën. Lezhjanët e kanë kontrolluar të gjithë takimin, duke mos u lënë hapësira sulmuesve kundërshtarë. Nga minuta e 2-të e deri në të 13-tën, vendësit ushtrojnë presion para portës mike, por pa rezultat. Në të 14-ën, miqtë nga Vora arrijnë që të organizojnë një kundërsulm me top të gjatë dhe, nga një largësi rreth 22 metra, Çeka godet fuqishëm: dhe 1-0. Riorganizohen lezhjanët dhe sulmojnë pa ndërprerje portën mike. Në të 16′ të besuarit e Bardhit fitojnë një 11- metërsh, ekzekutimin e të cilit e merr përsipër Dibra, duke e shndërruar në gol. Pas pësimit të golit, miqtë e ulin tempin e lojës, çka bën që Besëlidhja ta kontrollojë totalisht fushën, por rastet e tyre nuk finalizohen. Pas minutës së 35-të, miqtë me topa të gjatë mundohen të depërtojnë në prapavijat e mbrojtjes vendëse, por pa sukses. Në minutën e 47-të, vendësit fitojnë një goditje dënimi mbi 30 metra larg portës mike, por veterani i Besëlidhjes, kapiteni Mirsad Gruda, lëshon një silurë në trekëndëshin e djathtë të Bucit dhe 2-1. Në të 55′ Shima arrin të shënojë golin e tretë. “Stuhia” lezhjane nuk mbaron këtu. Në të 81′, vetrani Gruda gjen përsëri një hapësirë, duke mposhtur për të katërtën herë portierin e Vorës dhe shënuar kështu golin e dytë. Lezhjanët me këtë fitore vazhdojnë të tregojnë se janë pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në të Parën.

Besëlidhja - Vora 4:1
Shënues: K.Dibra 17′(p), Gruda 47′, 81′, Shima 55′ / Çeka 14′
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Begaj, Shytani, Baçi, Dibra, Xhixha (Prendi 75′), Gruda, Lini (Lekaj 70′), Shima, Allamani (Bushi 83′). Trajner: S.Bardhi
Vora: Buci, Allmeta, Kapaj, Mulla, Kullolli (Millo 46′), Gurra, Çeka, Bleta, G.Brahimaj (Lala 55′), Fuçia (Kallaku 64′), Folia. Trajner: E.Topi
Gjyqtarë: A.Gjeçi, R.Shabo, L.Mema (Tiranë);
Kartonë të verdhë: Shima 22′ / Allmeta 16′, Mulla 43′
 
Back To Top