Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 8: Besëlidhja - Iliria 5:2. Besëlidhja nuk ndalet më!

Besëlidhja ka arritur të fitojë lehtësisht 5-2 ndaj Ilirisë në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Grupin A. Lezhjanët, që renditen në vendin e dytë, u janë afruar tashmë fushë-krujasve vetëm me një pikë që ndodhen në vendin e parë. Në takimin e djeshëm është Dibra që ka realizuar tripletë. Në pjesën e dytë janë Allamani e Xhiha që shënojnë golat e tjerë. Selaci realizoi dopietë për miqtë, por që ka qenë më shumë për statistikë duke mos i shërbyer aspak ekipit. Takimi është luajtur në kushte të vështira për shkak të terrenit të rënduar.
Preng Gjikola

Besëlidhja - Iliria 5:2
Shënues: Dibra 8′, 10′, 44′(p), Allamani 51′, Xhixha 67′/ Selaci 28′, 74′
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka (Nikolli 71′), Begaj, Shytani, Baçi, Dibra, Xhixha (Lekaj 84′), Gruda, Lini, Shima (Nekaj 75), Allamani. Trajner: S.Bardhi
Iliria: Baku, Melani, Mata, Balliu (Likaj 70′), Vathi (Lama 46′), Balluku, Caca, Selaci, Doçi, Ivanaj, Tale (Er.Sala 50′). Trajner: F.Sala
Kartonë të verdhë: Gruda 23′, Xhixha 81′/ Balluku 41′, Tale 62′
 

Back To Top