Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mbrojtësi Ndoka: Jemi në rrugë të mbarë për kreun

“Besëlidhja tashmë e ka marrë rrugën drejt Kategorisë së Parë. Këtë e konfirmon performanca në ndeshjet e luajtura deri tani”. Kështu e ka nisur prononcimin për “Panorama Sport” mbrojtësi i Besëlidhjes, lezhjani Armando Ndoka. “Skuadra, nën drejtimin e Sinan Bardhit, nga ndeshja në ndeshje po konsolidohet si fizikisht, ashtu edhe në aspektin tekniko-taktik. Kjo na jep siguri maksimale për të udhëtuar të sigurt drejt kreut dhe për të qëndruar aty. Kalendari në pjesën e dytë të fazës na ka rezervuar ndeshjet më të vështira, por jo të pamundura. Këtë fundjavë do të përballemi direkt me kryesuesen. Kjo do jetë një nga sfidat më të mira të fazës, pra do të ketë aromë Superioreje. Kjo është shumë e rëndësishme, ndërsa fitorja le t’u buzëqeshë atyre që gabojnë më pak”, – përfundon Ndoka.


Back To Top