Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Gruda: Jemi në rrugë të mbarë për tu rikthyer në Kategorinë e Parë

Besëlidhja e mbylli fazën e parë në krye të klasifikimit në Grupin A, duke hedhur një hap të sigurt drejt objektivit, ngjitjes në Kategorinë e Parë. Pas ndeshjes përmbyllëse të së dielës, ku fituan 2-0 ndaj Sukthit, futbollistët janë lënë pushim për t’u grumbulluar me një njoftim nga ana e presidentit dhe trajnerit. Golin e parë në sfidën ndaj sukthianëve e shënoi kapiteni Mirsad Gruda. Në lidhje me ecurinë e skuadrës në fazën e parë, ai shprehet: “Besëlidhja e fazës së parë ishte e pathyeshme dhe këtë e tregojnë vetë rezultatet. Kemi vetëm një humbje minimale dhe një golavarazh tepër pozitiv. Nën drejtimin e Sinan Bardhit, skuadra ka evoluar mjaft pozitivisht duke marrë fitore të thella në transfertë. Ky është një hap i madh drejt realizimit të objektivit për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë”, – përfundon prononcimin Gruda.
   
Back To Top