Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 10: Besëlidhja - Erzeni 5:0. Goleada, specialiteti i shtëpisë!

Loja ka nisur e ekuilibruar nga të dyja kampet. Por, miqtë nuk kanë rezistuar më shumë se 10 minuta, pasi Dibra hap serinë e golave. Më pas, në minutën e 28-të është Gruda që dyfishon. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Në të 54- ën, Allamani gjuan me kokë dhe shënon golin e tretë. Në minutën e 74-t, vendësit fitojnë 11-metërsh dhe është Dibra që e kthen në gol. Paskëtaj, Gruda shënon edhe golin e pestë dhe të fundit. Besëlidhja vazhdon të bëjë paraqitje të mira, në një kohë që shijakasit u dorëzuan shumë shpejt.

Besëlidhja - Erzeni 5:0
Shënues: Dibra 10′, 74′(p), Allamani 54′, Gruda 28′, 80′
Besëlidhja: Rexhepi, Egaj, Shytani, Baçi, Gruda, Dibra, (Bushi 77′), Lini (Pjetri 84′), Shima, Allamani (Përgjini 88′), Nekaj, Leka. Trajner: S.Bardhi
Erzeni: Haxhi, F.Arapi, Kardheshi, Aliu, Troplini (Xhura 88′), Zakova, Ad.Koleci, Çela, Raku, D.Arapi (Duda 83′), Babani. Trajner: A.Bozhanaj
Kartonë të verdhë: Shytani 90+2′/ Aliu 90+2′
     
Back To Top