Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 11: Shënkolli - Besëlidhja 0:3. Fitore në derbin e Lezhës

Besëlidhja ka arritur të fitojë derbin e qytetit të Lezhës ndaj Shënkollit me rezultatin 3-0 dhe vazhdon të ruajë vendin e dytë në klasifikim. Skuadra e drejtuar nga Sinan Bardhi e nis që në fillim me sulm takimin dhe në minutën e 11-të është Begaj që shënon për Besëlidhjen. Në fund të fraksionit të parë zgjohet Shënkolli, duke rrezikuar seriozisht me anë të Burakut. Në minutën e 55-të, Allamani nis një aksion vetjak që nga mesi i fushës nga e majta e sulmit dhe me një gjuajtje diagonale dyfishon rezultatin. Është i njëjti lojtar që shënon golin e tretë në minutën e 80-të.

Shënkolli - Besëlidhja 0:3 
Shënues: Begaj 11′, Allamani 55′, 80′
Shënkolli: Sumaj, Buraku, E.Mirdita, Mashi, Zefi, N.Marku (Pjetrushi 54′), F.Mirdita (M.Marku 46′), Keqira, Mila (Ceka 46′), Çeku, Zeqja. Trajner: A.Bruka
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Begaj, Baçi, Dibra, Gruda, Lini (Bushi 75′), Xhixha, Shima, Allamani, Lekaj (Nekaj 67′). Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Mashi 43′, Zeqja 62′/ Lekaj 34′, Allamani 77′
     
Back To Top