Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 12: Besëlidhja - Sukthi 2:0. Besëlidhja kampione dimri!

Besëlidhja e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e parë, pasi ka fituar sfidën e fundit ndaj Sukthit me rezultatin 2-0. Kështu ajo është ngjitur në krye të Grupit A dhe u shpallur kampione dimri. Golat për vendësit janë shënuar nga Gruda në minutën e 37-të dhe Danaj në të 88-ën. Në momentin e golit të dytë, gardiani mik është përplasur me një prej shokëve të tij dhe ka mbetur i shtrirë në fushë, duke iu vështirësuar frymëmarrja. Në këtë çast ka ndërhyrë menjëherë autoambulanca, që e ka transportuar lojtarin në spital. Pas mjekimeve të specializuara, ai i është bashkuar ekipit që ka udhëtuar drejt Sukthit. Ndërkaq, në fund të ndeshjes, futbollistët miq pretenduan se u kishin humbur disa celularë dhe një sasi parash. Në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë policia, por nga hetimet paraprake rezultuan se çelësat e dhomës së zhveshjes i kishin marrë vetë lojtarët miq. Dyshimet e para u hodhën për lojtarë brenda grupit, pasi në dhomë u gjet një sasi e hedhur parash. Hetimet vijojnë nga specialistët e kriminalistikës.

Besëlidhja - Sukthi 2:0
Shënues: Gruda 37′, Danaj 88′
Besëlidhja: Rexhepi, Shytani, Ndoka, Begaj, Baçi, Dibra, Gruda, Lini (Lekaj 85′), Xhixha (Nikolli 71′), Shima (Danaj 64′), Allamani. Trajner: S.Bardhi
SukthiI: K.Hoxha (G.Hoxha 90′), Goxhaj (Curri 76′), Kalluci, Rigo, Kasa, Memishaj, Ibrahimllari, Barçi (Hasanlliu 71′), Pasha, Loci, Xhemalaj. Trajner: E.Curri
Kartonë të verdhë: Ndoka 21′, Dibra 78′/ Goxhaj 38′, Curri 86′
   
Back To Top