Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi: Po e presim me padurim datën e grumbullimit

Tashmë që ka mbetur më pak se një javë nga data e grumbullimit të Besëlidhjes, shumë futbollistë vijojnë stërvitjen individuale për të ruajtur formën fizike. Një ndër ta është lezhjani Arlind Nekaj, që luan në rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit. “Po e presim me padurim datën e grumbullimit, kjo për të vijuar seancat stërvitore në mënyrë profesionale nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi. Fazën e parë e mbyllëm në krye të grupit, duke hedhur një hap të madh drejt objektivit, që është rikthimi në Kategorinë e Parë. Me mbështetjen e presidentit Gjok Noka, skuadra ka pasur dhe do të ketë rezultate edhe më pozitive gjatë fazës së dytë. Të gjithë futbollistët pa përjashtim janë të angazhuar”.
   
Back To Top