Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja e fazës së dytë do të jetë edhe më e frikshme!

“Besëlidhja e fazës së dytë pa dyshim që do të jetë edhe më e frikshme se ajo e fazës së parë, pasi do të ketë prurje cilësore”. Kështu e nis prononcimin e tij për “Panorama Sport” kapiteni Mirsad Gruda. “Faza e parë për Besëlidhjen ishte mjaft e suksesshme. Skuadra nën drejtimin teknik të Sinan Bardhit që tani e ka qartësuar arritjen e objektivit për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë, ka ditur të ecë në rrugën e duhur. Ky sukses jo vetëm që pasqyron Besëlidhjen reale, por është edhe një autokritikë për atë çka ndodhi në fundin e sezonit të shkuar”, – thotë Gruda.
 
Back To Top