Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 13: Besëlidhja - Korabi 3:0. Nisë me fitore edhe faza e dytë

Besëlidhja ka mundur Korabin me rezultatin 3-0. Lezhjanët realizojnë që në minutën e shtatë, por e anulon gjyqtari për pozicion jashtë loje. Mirëpo, një minutë më vonë Begaj nxjerr lezhjanët në avantazh. Në minutën e 10-të lezhjanët fitojnë një 11-metërsh, ekzekutimin e të cilit e merr përsipër Dibra, por shpërdoron. Në të 21-ën minutë Gruda dyfishon rezultatin. Në pjesën e dytë, pikërisht në të 65-ën minutë, ndërpritet për pak çaste loja për shkak të një incidenti, ku pati një konfrontim fizik mes Ndrekës dhe Danajt. Këta të fundit u ndëshkuan me të kuq. Loja vijon, në të 79-ën minutë Allamani trefishon rezultatin.

Besëlidhja - Korabi 3:0
Shënues: Begaj 8′, Gruda 21′, Allamani 79′
Besëlidhja: Rexhepi, Begaj, Shytani, Dibra, Gruda, Xhixha, Shima, Lini (Lekaj 84′), Danaj, Lala (Nekaj 70′), Allamani. Trajner: Sinan Bardhi
Korabi: Torda, Shahu, K.Gjonpalaj, Jashari (Ndreka 46′), Voga, Roska, Kacnia, A. Gjonpalaj, Adili (Caca 69′), Mziu, G. Gjonpalaj (Bejtja 90+1′). Trajner: E.Caci
Gjyqtarë: D.Kosa, G.Metani (Kavajë), B.Grepi (Durrës), A. Çoba (Kavajë);
Karton i verdhë: Lini 27′, Nekaj 74′ / Torda 10′, Voga 35′, K. Gjonpalaj 55′, G.Gjonpalaj 75′.
Karton i kuq: Danaj 60′ / Ndreka 60′
 
Back To Top