Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Besëlidhja gjunjëzon Burrelin për katër minuta

Miqësorja e parashikuar ndërmjet Besëlidhjes dhe Burrelit u luajt dje, në kompleksin sportiv të “Golemit” në Shkodër, ora 14:00. Që në start lezhjanët janë treguar agresivë para portës matjane me anë të Allamanit e Danajt. Vlejnë për t’u përmendur rastet e Danajt në minutat 3 dhe 8. Në minutën e 25-të, lezhjanët sulmojnë nga e majta me anë të Grudës dhe ky i fundit jep një top në qendër për Danajn që shënon, 1-0. Katër minuta më pas, Besëlidhja organizon një sulm nga qendra dhe arrin të fitojë një goditje dënimi jashtë zonës. Pas krosimit, është Allamani që dyfishon rezultatin. Edhe pjesa e dytë bëhet e bukur, pasi matjanët me rifreskimin e formacionit arrijnë të depërtojnë disa herë në zonën lezhjane, por pa shënuar. Edhe për lezhjanët nuk munguan rastet me Allamanin, Jakun e Dibrën, por mungoi finalizimi. Me fitoren 2-0 të Besëlidhjes, përfundoi miqësorja e djeshme e zhvilluar në Shkodër.

Besëlidhja - Burreli 2-0
Shënues: Danaj 25′, Allamani 29′
Besëlidhja: Rexhepi, Bega, Baçi, Shytani, Gruda, Shima, Xhixha, Dibra, Lini, Allamani, Danaj. (U aktivizuan: Demi, Bushi, Haxhia, Jaku, Ujka, P.Lekaj, Lleshi, Leka). Trajner: S.Bardhi
Burreli: Lleshaj, Su.Kaloshi, Sa.Kaloshi, Frisku, Qëndro, Miftaraj, Kurti, Siven, Gjonaj, Pirani, Ajazi. (U aktivizuan: Klosi, Xhixha, Isufllari, Bushi, Vata, Farruku, Doçi). Trajner: V.Gjoni
 

Back To Top