Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 14: Partizani B - Besëlidhja 0:0. Lezhjanët ia dalin me 9 lojtarë!

Edhe pse lezhjanët kishin katër mungesa të rëndësishme në formacion, ato janë paraqitur mirë në fushë. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, por rastet e pastra për shënim i ka pasur Partizani B. 45- minutëshi i parë mbyllet pa gola. Në minutën e 57-të Begaj i miqve merr kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e kuq, ndërsa në këtë moment Baçi ka ofenduar rëndë gjyqtarin dhe menjëherë ka marrë kartonin e kuq. Kështu Besëlidhja që nga kjo minutë detyrohet të luajë me 9 lojtarë, por vendësit nuk arrijnë të shënojnë.

Partizani B - Besëlidhja 0:0
Partizani B: Gjonikaj, Dule, Tarja, Musta, Oladele, Mezini, Sina, Limani (Ahmetaj 63′), Dervishi (Berberi 46′), Cane, Rapo (Xhafa 73′). Trajner: M.Pelinxhi
Besëlidhja: Rexhepi, Baci, Shytani (Lekaj 92′), Begaj, Shima, Nekaj (Ujka 86′), Gruda, Dibra, Allamani (Lini 93′), Lala, Bushi. Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Cane 63′/ Allamani 38′, Begaj 47′, 57′, Baçi 57′, Gruda 88′
Kartonë të kuq: Baçi 57′, Begaj 57′
Gjyqtarë: F.Xhemalaj, E.Sinanaj, A.Robo (Elbasan)
   

Back To Top