Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 15: Besëlidhja - Luzi 2008 1:0. Vendos një gol i Bushit

Besëlidhja ka vuajtur në sfidën e djeshme ndaj Luzit 2008, por në fund ka arritur të fitojë. Është Bushi, ai që u ka dhënë 3- pikëshin lezhjanëve me golin e shënuar në të 77-ën minutë, kur kishte vetëm shtatë minuta që kishte hyrë në lojë. Loja që nga fillimi është kontrolluar prej Besëlidhjes. Në minutën e 27-të Danaj, fare pranë portës, nuk arrin të shënojë. Në të 77-ën minutë është Bushi që, pasi merr një kros nga Gruda, i gjendur në zonë godet me kokë dhe shënon golin e fitores. Me këtë 2-pikësh lezhjanët ruajnë sërish vendin e parë në klasifikim.

Besëlidhja - Luzi 2008 1-0
Shënues: Bushi 77′
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Shytani, Dibra, Gruda, Shima, Xhixha, Lala (P.Leka 65′), Lini (V.Leka 89′), Allamani, Danaj (Bushi 70′). Trajner: S.Bardhi
Luzi 2008: Bako, Duro, Kazazi, Shkemi, Lleshi, Sinameta (Gerci 64′), Xeka (Grela 76′), Bejko, Meta, Mildo, Da Silva. Trajner: A. Suta
Kartonë të verdhë: Ndoka 78′/ Kazazi 71′, Mildo 84′, Da Silva 87′
Gjyqtarë: G.Velçani, K.Kotis, E.Morina (Tiranë)
 

Back To Top