Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 16: Besëlidhja - Olimpiku 3:0. Lezha mbetet tabu për çdo skuadër

Besëlidhja nuk di të ndalet, ndërsa dje arriti fitoren e radhës në fushën e vet. Lezhjanët mundën Olimpikun me rezultatin 3- 0 dhe, duke përfituar edhe nga ndalesa e Ilirisë, tashmë udhëheqin të vetëm në Grupin A. Sfida u zhvillua shumë e fortë. Një tripletë për lezhjanët, në një kohë që kanë shpërdoruar raste pa fund. Në minutën e 19-të, miqtë arrijnë t’i afrohen zonës së Besëlidhjes, por pa rrezik për Rexhepin. Në të 39-ën minutë vendësit organizojnë një sulm perfekt, por Përgjini fare pranë portës humbet një mundësi shumë të mirë për të shënuar. Megjithatë, katër minuta më pas është Baçi, që e zhbllokon rezultatin duke i kaluar lezhjanët në avantazh. Në pjesën e dytë Besëlidhja e mbyll në zonë kundërshtarin me një lojë të bukur dhe raste pa fund. Në minutën e 53-të Lini përfiton nga një rrëmujë në zonën e Olimpikut dhe godet traversën. Megjithatë, lezhjanët ngulmojnë në kërkim të golit dhe ai vjen në minutën e 55-të, kur Lini nga jashtë zonës gjuan fort dhe 2-0 për Besëlidhjen. Në minutën e 73-të është sërish Lini në të njëjtin pozicion si te goli i parë që provon dhe shënon të tretin për skuadrën. Deri në fund nuk ka më raste dhe Besëlidhja regjistron fitoren e radhës në këtë kampionat dhe duket se ecën e sigurt drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë. Lezhjanët, deri tani në kampionat, kanë arritur 14 fitore, një barazim dhe kanë pësuar vetëm një humbje.

Besëlidhja - Olimpiku 3-0 
Shënues: Baçi 43′, Lini 55′, 73′
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka (Nekaj 67′), Shytani, Begaj, Baçi, Shima, Gruda (Lala 67′), Xhixha (P.Lekaj 71′), Lini, Allamani, Përgjini. Trajner: S.Bardhi
Olimpiku: Totoshi, Rapo, Tushaj, Brahimi, Shima, Skënderi (Sallata 64′), Bitri (Kasmi 56′), El.Fuçia, Ed.Fuçia (Velia 64′), Muça, Muhollari. Trajner: S.Patushi
Kartonë të verdhë: Ndoka 21′, Shytani 37′/ Rapo 24′, Sallata 67′
Gjyqtarë: Gj.Rada, R.Mersinasi, A.Demiraku (Durrës)
   
Back To Top