Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 17: Egnatia - Besëlidhja 0:1. Vendos Lini me një eurogol

Një super gol i shkodranit Orges Lini i ka dhuruar Besëlidhjes tre pikë të rëndësishme në transfertën e Rrogozhinës, duke ruajtur kështu vendin e parë në rënditje me dy pikë diferencë nga Iliria, dhe duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë, atëherë kur mungojnë edhe 7 ndeshje nga përfundimi i kampionatit. Të dielën, Besëlidhja do të presë në fushën e saj, Domosdovën e vendit të fundit dhe sportëdashësit lezhjanë presin një fitore spektakolare me një goleadë në favor të ekipit të tyre të zemrës.

Egnatia - Besëlidhja 0:1 
Shënues: Lini 56′
Egnatia: Haremi, Korreshi, Tahiri, Memolla (Kashari 89′), Shabani (Kërçi 80′), Lapi, Muho (Mahmuti 71′), Cepa, Pipa, Orhan, Bakiasi. Trajner: E.Gosa
Besëlidhja: Rexhepi, Ndoka, Shytani, Begaj, Baci, Shima (Përgjini 65′), Lala (Bushi 90′), Gruda (Nekaj 75′), Dibra, Lini, Allamani. Trajner: S.Bardhi
Gjyqtarë: E.Qerimaj, D.Gërmusha, K.Shema (Shkodër);
Kartonë të verdhë: Begaj, Lala / Muho
   
Back To Top