Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 18: Besëlidhja - Domosdova 4:0. Goleadë në Lezhë!

Besëlidhja edhe dje vijoi traditën e fitoreve të thella në kampionat, duke mundur Domosdovën 4-0. Lezhjanët vazhdojnë të kryesojnë Grupin A. Në minutën e 3-të, Allamani me kokë shënon golin e parë. Sulmet e Besëlidhjes para portës prrenjsake nuk kanë të reshtur. Në të 11- ën minutë Gruda godet traversën. Loja zhvendoset në mesfushë, ku të dyja skuadrat janë të kujdesshme para zonave respektive. Besëlidhja e ul në minimum ritmin e lojës. Kjo zgjat deri në minutën e 37-të, kur Allamani gabon fare pranë portës. Fraksioni i dytë ka qenë edhe më i bukuri i takimit. Besëlidhja vihet në kërkim të golit dhe nuk heziton para portës kundërshtare. Në të 47-ën minutë Allamani me kokë realizon golin e dytë. Lezhjanët nuk ndalen, por sulmojnë furishëm portën mike. Në minutën e 55-të, Përgjini humbet një rast kur topin ia dhuron në dorë portierit Belba. Besëlidhja vijon presionin në zonën mike dhe në minutën e 68-të Shima merr një top nga Përgjini dhe qetësisht e ul topin në tokë, godet mjeshtërisht dhe shënon golin e tretë për Besëlidhjen. Në të 74-ën minutë, Lini humb një rast të pastër. Në minutën e 79-të, miqtë zgjohen dhe kundërpërgjigjen rrezikshëm, por portieri Demi vihet për herë të parë në provë dhe grushton topin në korne. Dy minuta më pas Besëlidhja hidhet në kundërsulm. Allamani nuk fal, por realizon tripletën e tij dhe golin e katërt për skuadrën. Ndërkaq, skuadra mike nuk kishte mjek dhe në këtë mënyrë, ndihma e nevojshme për lojtarët e Domosdovës u dha nga mjekët vendës.

Besëlidhja - Domosdova 4:0
Shënues: Allamani 3′, 47′, 81′, Shima 68′
Besëlidhja: Demi, Ndoka, Shytani (Nekaj 75′), Baçi, Dibra, Gruda (Ujka 84′), Lala, Shima, Lini, Allamani, Përgjini (Bushi 74′). Trajner: S.Bardhi
Domosdova: Belba, Allko, Rira, Bego, Bozha, Nezha (Mema 67′), Toçka, Lushi, Karriqi, Beqo, Vreto. Trajner: L.Rira
Kartonë të verdhë: Bozha 90+1′
Gjyqtarë: Xh.Rada, F.Elezi, D.Demiraku (Durrës)
Back To Top