Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 19: Vora - Besëlidhja 1:1. Barazim në një fushë patatesh!

Besëlidhja ka marrur një barazim në Vorë falë një goli shënuar në minutën e fundit të shtesës. Ndeshjen e ka ndjekur një numër i madh tifozësh. Besëlidhja, edhe pas këtij barazimi, ruan vendin e parë në grup. Vendësit shënojnë me anë të Bletës në minutën e 60-të, ndërsa miqtë barazojnë me anë të Grudës në fund. Një sfidë që është luajtur në një terren shumë të rënduar. Vendësit akuzojnë gjykimin për këtë rezultat, ndërsa miqtë thonë se fusha ka qenë thuajse e gjitha me baltë dhe e papërshtatshme për të luajtur normalisht.

Vora - Besëlidhja 1:1
Shënues: Bleta 60′/ Gruda 92′
Vora: Buci, Allmeta, Shkalla, Mullai, Kullolli, Bleta (Demiri 80′), Çeka, Kapaj, G.Brahimaj (Gurra 65′), Muzhaqi (Bushati 70′), Fuçia. Trajner: E.Topi
Besëlidhja: Rexhepi, Noka, Shytani, Bega, Baçi, Lala, Dibra, Lini (Ujka 70′), Shima, Përgjini (Bushi 55′), Gruda. Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Kapaj, Muzhaqi, Gurra
Gjyqtarë: P.Lapi, J.Podgorica, D.Germusha
 
Back To Top