Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 20: Iliria - Besëlidhja 1:0. Lezhjanët bien në Fushë Krujë!

Kryendeshja e djeshme e Grupit A në Kategorinë e Dytë, Iliria-Besëlidhja, është fituar nga fushëkrujasit 1-0. Me këtë 3-pikësh, skuadra e drejtuar nga Fatmir Sala ka siguruar matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë. Pas një mungese njëvjeçare, fushëkrujasit janë kthyer sërish një kategori më lart. Nga ana tjetër, Besëlidhjes do t’i duhet të ruajë diferencën prej gjashtë pikësh me Vorën e vendit të 3-të për t’u ngjitur më lart. Gjithashtu, Iliria e sheh veten në vendin e parë me gjashtë pikë më shumë se lezhjanët dhe duket se do të shkojnë në finalen e Kategorisë së Dytë.

Ndeshja Takimi ka nisur i shpejtë në një kohë që në shkallët e stadiumit kanë qenë të pranishëm një numër shumë i madh tifozësh. Vetëm 45 minuta ka mundur Besëlidhja të rezistojë ndaj presionit të vendësve. Me gjithë rastet e krijuara nga Lleshi, Gjoka dhe Tali, portieri mik Rexhepi ka arritur ta ruajë të paprekur katërkëndorin e tij. Pjesa e parë është mbyllur me disa raste për fushëkrujasit, por që nuk kanë arritur të shënojnë. Pjesa e dytë nis sërish me vendësit që sulmojnë me forca të shumta. Një minutë pas startit të këtij fraksioni është Tali që shërben bukur për Selacin, i cili shënon duke ngritur peshë tifozët e shumtë. Ky gol sikur i shkund lezhjanët që mundohen të rrezikojnë portën kundërshtare me anë të Dibrës në të 50-n, por pa finalizuar siç duhet. Pas golit të parë, fushëkrujasit kanë pasur mundësi të shënojnë sërish me anë të Vathit e Doçit, por forma e mirë e portierit Rexhepi ka bërë që ata të mos e gjejnë dot portën lezhjane. Duhet theksuar që në minutën e 90-të, Doçi pasi ka marrë një top në mesfushë, i vetëm përballë portierit Rexhepi nuk ia ka dalë, pasi ky i fundit ka grushtuar topin. Nuk ka më histori dhe sfida mbyllet 1-0 për Ilirinë. Ky takim u ndoq nga kryebashkiaku i Fushë- Krujës, Gjon Bardhi që prej kohësh nuk ishte parë në shkallët e stadiumit “Redi Maloku”. Gjithashtu, në tribunë ndodhej edhe presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka

Iliria - Besëlidhja 1:0
Shënues: Selaci 46′
Iliria: Baku, Doçi, Mata, Lusha, Balluku, Caca, Selaci, Lama, Gjoka (Pengili 90′), Tali (Vathi 74′), Lleshi (Ziri 90′). Trajner: F.Sala
Besëlidhja: Rexhepi, Noka (Bushi 88′), Shytani, Begaj, Baçi, Gruda, Dibra, Antonaj (Lekaj 50′), Shima, Allamani, Lili (Pjetri 40′). Trajner: S.Bardhi
Kartonë të verdhë: Begaj 5′, Balluku 36′, Noka 57′, Caca 70′, Dibra 85′, Baku 90+2′
Gjyqtarë: O.Sokoli, F.Meta, A.Shkreta
   
Back To Top