Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 21: Besëlidhja - Turbina 4:0. Besëlidhja ngjitet në të Parën!

Besëlidhja ka siguruar dje zyrtarisht rikthimin në Kategorinë e Parë pas një viti mungesë. Lezhjanët kanë fituar dje 4-0 ndaj Turbinës dhe tre javë nga fundi kanë prerë biletën për t’u ngjitur. Dibra i habit të gjithë. Ai shënon që në sekondën e 6-të pas një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Në minutën e 22-të është 17-vjeçari Leonard Përgjini që dyfishon. Në minutën e 44-t Allamani sulmon nga e majta dhe kroson në zonë, aty ku Përgjini godet me kokë dhe 3-0. Në të 80-ën minutë Dibra realizon golin e fundit.

Besëlidhja - Turbina 4:0
Shënues: Dibra 1′, 80′, Përgjini 22′, 44′
Besëlidhja: Rexhepi, Shytani, Begaj, Baçi, Shima (Bushi 70′), Gruda, Dibra, Lala, Lekaj (Nekaj 59′), Allamani, Përgjini (Lleshi 89′). Trajner: S.Bardhi
Turbina: Miza, Ferhati, Plaka, Bajrami, Hyseni (Shabani 46′), Duro, Xhelili, Bezhani (Shkoza 80′), Muçi, Bilbili (Gjika 46′), Biçiku. Trajner: E.Belshi
Kartonë të verdhë: Përgjini 45+2′/ Hyseni 6′, Muçi 20′, Xhelili 25′
Gjyqtarë: S.Greca, M.Qose, E.Malo (Lushnjë)
   
Back To Top