Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 22: Erzeni - Besëlidhja 0:1. Akoma shpresë te vendi i parë

Erzeni nuk ia ka dalë mbanë në shtëpi, ku është mundur 1-0 nga Besëlidhja. Lezhjanët i janë falur Shimës, duke marrë kështu një trepikësh të rëndësishëm. Në minutën e 35-të Guza është penguar në mënyrë të parregullt brenda zone, por gjyqtari ka vijuar lojën. Në të 40- ën minutë Guza ka pasur një rast për të shënuar, por pa sukses. Në pjesën e dytë Besëlidhja me anë të një kundërsulmi në të 60-ën minutë ka fituar një 11-metërsh, por Dibra shpërdoron. Kjo penallti ka irrituar tifozërinë shijakase për njëanshmërinë në favor të Besëlidhjes. Megjithatë, në të 75-ën Shima i kalon të tijtë në avantazh.

Erzeni - Besëlidhja 0:1
Shënues: Shima 75′
Erzeni: Vezi, Arapi, Kordhashi, Gjura, Mysja, Çela, Voja, Troplini, Guza, Çullhaj, Hasa (Faja 70′). Trajner: Sh.Murati
Besëlidhja: Rexhepi, Shytani, Begaj, Baçi, Shima, Gruda, Dibra (Likaj 72′), Lala (Nikaj 85′), Lekaj, Bushi (Ujka 82′), Allamani. Trajner: S.Bardhi
Gjyqtarë: A.Gjeci, R.Shaba, D.Tomorri (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Arapi, Troplini, Çullhaj, Lala, Baçi
   
Back To Top