Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sinan Bardhi, i entuziazmuar për ngjitjen në të Parën

Me fitoren e fundit, Besëlidhja sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. Mirëpo, lezhjanët ende shpresojnë në kapjen e kreut të grupit A për t’u përballur në finale për trofeun e kësaj kategorie. Numri një i pankinës lezhjane, Sinan Bardhi, në një bisedë për “Panorama Sport” tha: “Tashmë Besëlidhja iu rikthye Kategorisë së Parë, ndërsa e Dyta le t’i mbetet statistikave të historisë. Gjatë gjithë sezonit ia arritëm të fitonim shumicën dërmuese të ndeshjeve me goleadë, por edhe kemi gabuar ndonjëherë. Kjo na penalizoi, pasi sot do të ishim edhe kryesues të grupit A. Realizimi i objektivit tri javë para përfundimit të sezonit na ka entuziazmuar të gjithëve dhe për këtë dua të falënderoj skuadrën, por edhe presidentin Gjok Noka. Gjithashtu një falënderim shkon edhe për tifozërinë”.
 
Back To Top