Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Baçi: Dua të qëndroj, Besëlidhja do jetë e pathyeshme në Grupin A

Mbrojtësi i Besëlidhjes, Rubin Baçi, shprehet i gatshëm për ta respektuar kontratën deri në fund me këtë skuadër.
“E pranova me kënaqësi ftesën për të luajtur në Lezhë, edhe pse në atë kohë Besëlidhja militonte në të Dytën. Për mua, Kategoria e Dytë ishte shumë e vështirë, aty ka skuadra pa përvojën e duhur. Por falë lojës së futbollistëve, mbështetjes së presidentit Gjok Noka dhe punës profesionale të stafit teknik të kryesuar nga trajneri Bardhi, Besëlidhja arriti të dilte nga “ferri” dhe të rikthehej në të Parën. Jam ende nën kontratë me Besëlidhjen dhe dëshiroj ta respektoj deri në fund, pavarësisht ofertave që kam. Jam i bindur se Besëlidhja do jetë kalimtare në të Parën dhe do të jetë skuadra më e pathyeshme e Grupit A”.
   
Back To Top